POLITIKË /

"Kush nuk voton pro, largohet", Rama u vendos ultimatum socialistëve për 'Territorialen', Sinaj i bindet

Deputeti Vullnet Sinaj ndryshoi qëndrimin e tij pas mbledhjes me Ramën.

Shkruar nga Versus

"Kush nuk voton pro, largohet", Rama u vendos ultimatum

Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot me deputetët e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka patur debate me ligjvënësit para nisjes së seancës plenare për votimin e Reformës Territoriale. 

Duke iu referuar qëndrimit të deputetëve Erion Braçe e Vullnet Sinaj të cilët ishin shprehur kundër, kryeministri Edi Rama iu ka vendosur ultimatum socialistëve duke u thënë se kushdo që nuk e voton Reformën, do të largohet nga grupi parlamentar. 

Mesa duket ky ultimatum e ka bërë deputetin socialist Vullnet Sinaj të ndryshojë qëndrimin e tij. Versus.al

Poll