web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rasti i nënës me foshnjën 4-muajshe/ Avokati thyen bojkotin, shkon në GJKKO

8 Tetor 2026, 11:07, Aktualitet CNA


Një avokat ka thyer bojkotin e vënë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë për seancat gjyqësore në GJKKO.

Avokati është paraqitur sot në gjykatë për rastin e shtetases G.P., nëna e një foshnje 4-muajshe, e dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim, në kuadër të dosjes së "call center"-it të drejtuar nga Bruno Çobo.

Më herët shtetasja G.P. dhe shtetaset E.Ç., e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg, R.I., me 6 vite e 8 muaj, A.M., me 6 vite e 8 muaj dhe S.V., po ashtu e dënuar me 6 vite e 8 muaj burg kanë kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.

Në kuadër të kësaj çështjeje janë dënuar gjashtë gra, ndërsa masat për ekzekutimin e dënimeve janë zbatuar për katër prej tyre dhe dy të tjera vijojnë në kërkim.

 





Lajmet e fundit nga