Reforma Territoriale në fokus dhe komisioni hetimor për 'KAYO', mblidhet seanca plenare ditën e sotme
Sot Kuvend/ Në rend dite “Territorialja”, Komisioni hetimor për “KAYO” e interpelanca me 4 Ministra. PD p...
Sot Kuvend/ Në rend dite “Territorialja”, Komisioni hetimor për “KAYO” e interpelanca me 4 Ministra. PD p...
Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë 8 Tetor, 10:34 ...
Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erd...
"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë ...
Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi e cilësoi të papranueshme përdorimin e policisë për të penguar protestën dhe rrethimin e Parlamentit me tela metalikë.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar nga Policia e Shtetit të ndalë menjëherë dhunën ndaj qytetarëve që po protestojnë jashtë Kuvendit kundër reformës territoriale. Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi e cilësoi të papranueshme përdorimin e policisë për të penguar protestën dhe rrethimin e Parlamentit me tela metalikë.
Bardhi u bëri thirrje edhe deputetëve të mazhorancës të dëgjojnë protestuesit, të cilët, sipas tij, kundërshtojnë hartën e re territoriale dhe shkrirjen e 15 bashkive.
"Nga kjo foltore, dua t’i bëj thirrje Policisë së Shtetit të ndalë menjëherë aktet e dhunës ndaj qytetarëve që protestojnë jashtë kësaj godine. Është e papranueshme që Policia e Shtetit të shërbejë si polici politike për të shuar zërin e qytetarëve. Është e papranueshme që qytetarët të privohen nga e drejta për të protestuar. Është e papranueshme që Kuvendi i Shqipërisë të rrethohet me tela metalikë për të mos lejuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë. Le të ndalin menjëherë shkeljen e ligjit dhe dhunën ndaj qytetarëve dhe t’u garantojnë atyre të drejtën për protestë paqësore.
Ndërkohë, ju, nga ky krah, duhet të dëgjoni zërin e atyre qytetarëve që protestojnë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë qytetarë nga zonat tuaja elektorale, që ju kërkojnë të mos votoni hartën e shpopullimit të vendit. Do të ishte në nderin tuaj, zoti Kryetar i Kuvendit, t’i bënit thirrje Policisë së Shtetit të lejojë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar. Do të ishte në nderin e atij që është bërë Ministër i Brendshëm të dilte dhe t’u urdhëronte policëve të ndalonin dhunën ndaj qytetarëve. Është e papranueshme që ju të bëni sikur këtu brenda nuk po ndodh asgjë, ndërkohë që qytetarët pengohen në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese. Është e papranueshme. Prandaj, thirrja ime, në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, është: Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve dhe garantoni atyre të drejtën për protestë," tha Bardhi./Dosja.al
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka replikuar me kryedemokratin Sali Berisha lidhur me ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur në Kuvend gjatë seancës së sotme plenare, ku pritet t...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën socialiste në Kuvend, duke iu referuar videove t&...
TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e grupit psrlamentar të PS në sallën e Kuvendit. Një burim nga grupi PS i tha gazetarit të T...
Vullnet Sinaj TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka ndryshuar mendje në moment të fundit sa i përket Reform&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kuvendit, pasi zhvilloi mbledhjen me Grupin Parlamentar t&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, ku tha se Rama ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu. Duke folur shkurt për mediat, ...
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mblehdur sot në orën 09:00, para nisjes së seancës...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ka përsërit...