Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka dhe tashmë investitor strategjik në sektorin e turizmit në jug të vendit, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij.
Ende nuk bëhet e ditur arsyeja për të cilën Gaçi është thirrur apo është paraqitur sot në SPAK.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Artan Gaçi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Ai është marrë në pyetje edhe më herët, në kuadër të çështjes së kallëzimit të bërë nga Fredi Beleri ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, lidhur me dyshimet për tjetërsim të pronave në Himarë.
Vijon...