Bardhi, thirrje policisë nga Kuvendi: Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve që po protestojnë
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi i ka bërë thirrje policisë të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe të garantohet e drejta e tyre për të protestuar.
Gjatë fjalës së mbajtur në Parlament, Bardhi e cilësoi të papranueshme që Kuvendi i Shqipërisë të rrethohet me tela metalikë për të mos lejuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë.
“Nga kjo foltore, dua t’i bëj thirrje Policisë së Shtetit të ndalë menjëherë aktet e dhunës ndaj qytetarëve që protestojnë jashtë kësaj godine.
Është e papranueshme që Policia e Shtetit të shërbejë si polici politike për të shuar zërin e qytetarëve. Është e papranueshme që qytetarët të privohen nga e drejta për të protestuar. Është e papranueshme që Kuvendi i Shqipërisë të rrethohet me tela metalikë për të mos lejuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë.
Le të ndalin menjëherë shkeljen e ligjit dhe dhunën ndaj qytetarëve dhe t’u garantojnë atyre të drejtën për protestë paqësore.
Ndërkohë, ju, nga ky krah, duhet të dëgjoni zërin e atyre qytetarëve që protestojnë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë qytetarë nga zonat tuaja elektorale, që ju kërkojnë të mos votoni hartën e shpopullimit të vendit.
Do të ishte në nderin tuaj, zoti Kryetar i Kuvendit, t’i bënit thirrje Policisë së Shtetit të lejojë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar”, tha Bardhi mes të tjerave.
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për interpelancë urgjente me Ramën
Koçeku: Deputetët e PS-së që kundërshtojnë reformën territoriale, e kanë kryer me dinjitet detyrën
Përplasje të forta te Parlamenti, protestuesit heqin gardhin metalik, hidhen tymuese drejt policisë
- 11:07 Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për interpelancë urgjente me Ramën
- 11:02 Koçeku: Deputetët e PS-së që kundërshtojnë reformën territoriale, e kanë kryer me dinjitet detyrën
- 10:59 Përplasje të forta te Parlamenti, protestuesit heqin gardhin metalik, hidhen tymuese drejt policisë
- 10:54 Rama debaton me Braçen! Sinaj ndryshon qëndrim, mazhoranca drejt 84 votave
- 10:53 Klevis Balliu futet mes policëve: Hapeni rrugën për protestuesit, nuk jeni në perimetrin tuaj
- 10:46 Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni