Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka lexuar pjesë nga përgjime që ai i paraqiti si prova për lidhje të politikës me botën e krimit.
Berisha ngriti akuza ndaj Taulant Ballës, duke pretenduar se nga transkriptet rezulton se arrestimi i rivalëve të grupeve kriminale është përdorur në këmbim të votave.
Duke iu referuar një prej bisedave të lexuara në sallë, Berisha tha se bëhej fjalë për një marrëveshje ku diskutohej nëse personat e arrestuar do të sillnin vota. Ai e akuzoi Ballën për ndërhyrje në favor të grupeve kriminale, ndërsa deklaroi se kjo ishte vetëm një nga dosjet që, sipas tij, dëshmojnë lidhjet mes politikës dhe krimit.
Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, më thoni mua, cili prokuror në botë nuk do arrestonte mafiozin, i cili figuron me këto transkripte.
‘Më datën 10.2.2020, Targeti (është pseudonimi i kriminelit) informon PIN-in AMSP80 se kishte dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos (së krimit, njeriut që u arrestua sipas burimeve diplomatike në kufi me Malin e Zi sepse merrej me prostitucion, por këto janë të shkuara), Taos asnjë kërkesë tjetër gjer në dhjetor. Tao iu përgjigj kësaj se a garantoni se të gjithë ata njerëz do votojnë nëse vendosim në burg ata që doni ju’.
Shikoni mor, shkon, merr, arreston rivalët e bandave, po ky është më bandit se këta.
Prisni, është vetëm njëra dosje këto.
Çfarë thotë famozja Daupaj: ‘Do ta çoj për sekuestro, nuk do i bëj nder Ballës, po e çoj për sekuestro, komplikohet puna se do t’ia marrin’.
Vladi: ‘Mirëmbrëma, okej shoku, ku e paskan sjellë’.
© SYRI.net