Balla: Reforma Territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira publike

8 Tetor 2026 | 11:29

Gjatë seancës plenare në Kuvend sot, ku po diskutohet reforma territoriale, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbrojtur propozimin për ndryshimet në ndarjen territoriale.

Ai ka deklaruar se opozita ka kohë deri në javën e ardhshme për të paraqitur propozimet e saj.

“Kjo sot do të votohet, deri të enjten tjetër mendohuni, bëni gati propozimet. Pas gati 50 ditësh do diskutojmë një propozim tjetër të bërë nga ju. Kjo sot do të votohet.

Iu kujtoj që në fund të nëntorit mbaron afati i Komisionit të Posaçëm të reformës zgjedhore për të cilën kemi ende kohë, dy bashkëkryetarët meritojnë respketin tonë për punën e bërë”, tha Balla.

Ndërkaq, Balla ka argumentuar se reforma synon përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët dhe transferimin e kompetencave te bashkitë e reja.

“Sa i përket reformës që votojmë sot, është bërë përmes një pune të shkëlqyer, ku janë konsultuar bashkitë. Është një reformë që ka vetëm një emër, dallimi mes nesh dhe jush është që ju interesoheni për kryetarin e bashkisë, ne për qytetarin e bashkisë.

Ne i garantojmë qytetarëve të 46 bashkive të reja për shërbime më të mira publike, dhe jemi gati ti transferojmë bashkive të reja kompetenca të cilat sot një pjesë të atyre bashkive nuk i kryejnë disa funksione.

Ju keni hall karrigesh, ne kemi hall shërbimesh. Votojmë kundër kërkesës së depozituar nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD. Sa i përket kërkesës tjetër për të hequr interpelancat është qesharake. Se janë këta që bërtasin që duan interpelanca, sot nuk duan”, tha Taulant Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryebashkiakët e Fushë-Arrëzit dhe Memaliajt në protestë kundër reformës territoriale: Sjell vetëm shpopullim

“300 mijë shqiptarë do preken”, kryebashkiakët e Fushë-Arrëzit dhe Memaliajt në protestë kundër reformës territoriale Kryetarët e bashkive të Fushë-Arrëzit dhe Memaliajt, Hilë Curri dhe...
11:55 | 08/10/2026

Spiropali debat me Bardhin në Kuvend: Ju nuk keni parti, keni vetëm një njeri

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, është përfshirë në një debat në Kuvend me deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë diskutimeve për Reformën Territoriale....
11:46 | 08/10/2026

Vijojnë përplasjet në protestë, digjen koshat e mbeturinave, mjete piroteknike drejt policisë

Protesta që po mbahet pranë Parlamentit është tensionuar sërish rreth mesditës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike drejt forcave të policisë. Ndërkohë disa koshave të mbeturinave...
11:42 | 08/10/2026