Në seancën e mbajtur ditën e sotme në GJKKO ku pritet që të shqyrtohej kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit të nënës së foshjnës 4 muajshe, mësohet se gjykata ka dhënë dritë jeshile.
Referuar vendimit të sotëm të marrë nga gjyqtarja Etleva Deda mësohet se Greta Gjoci pepa do të lirohet nga burgu deri në momentin kur fëmija i saj të mbushë 1 vjeç, që përkon me datën 2 qershor të 2027. Deri në qershorin e vitit të ardhshëm nëna 33-vjeçare, Greta Gjoci do të jetë e lirë.
Burime për mediat bëjnë me dije se sot është pranuar që të shtyhet dënimi për Greta Gjoci Pepën e cila ishte pjesë e grupit të Bruno Çobos, që akuzohen për vjedhjen e 4.7 milionë lekëve nga shtetastit italianë, përmes Call Center-ave.
Vendimi u mor pas një seance rreth 25 minuta, ndërsa i pranishëm ishte edhe avokati Jurgen Gjoci, i cili shkeli kështu bojkotin e avokatëve për këtë çështje intensive që ngriti shumë pikëpyetje ditën e djeshme.
Kërkesa për shtyrjen e burgosjes së tyre, është bërë pak ditë pasi Gjykata e Apeli caktoi dënimet ndaj tyre, në mesin e të cilave renditet dhe Greta Gjoci Pepa, nënë e një foshnjeje 4-muajshe, dënimi i së cilës ngjalli debat këtë të mërkurë duke ngritur pyetje nëse burgosja e saj është e drejtë.
Në kërkesën drejtuar së fundmi GJKKO-së, mbrojtja ka argumentuar se foshnja e Gjocit është vetëm 3 muajshe dhe ndodhet në fazën e ushqyerjes me gji, ndaj izolimi i nënës në burg do të krijonte pasoja për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës.
Referuar njoftimit të SPAK të bërë publik në lidhje me goditjen e grupit kriminal, të cilët përmes mashtrimit kompjuterik, dyshohet se kanë përfituar 4.7 milionë euro përmes mashtrimit, u bë me dije se: Greta Gjoci (Pepa), akuzohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
Pas një gjykimi të shkurtuar, më 5 tetor Apeli vulosi 6 vite burg për nënën e foshnjes 4 muajshe, një vendim që u shoqërua me goxha tensione.
Ditën e sotme GJKKO vendosi që të pranonte kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të dënimit të dhënë nga Greta Gjocit, duke e falur me një vit.
