Pas largimit të Thomas Brdaric, Malisheva po kërkon një trajner të ri dhe në listën e kandidatëve është përfshirë italiani Luigi Nocentini.
Gazetari Andre Oechsner raporton se 37-vjeçari është në bisedime me drejtuesit e klubit kosovar për të marrë drejtimin e ekipit.
Të lidhura
None found
Nocentini së fundmi shërbeu si trajner i përkohshëm i Baselit në Superligën e Zvicrës. Më herët, te skuadra zvicerane ishte ndihmës i Fabio Celestinit, Ludovic Magninit dhe Stephan Lichtsteinerit.
Gjatë karrierës së tij, italiani ka punuar edhe me disa klube të njohura të futbollit në vendlindje, mes tyre Empoli, Genoa dhe Napoli, duke fituar përvojë në nivele të ndryshme të futbollit profesionist.
Ai ka qenë gjithashtu pjesë e stafit të Kombëtares së Ukrainës në rolin e asistentit.
Tashmë, Nocentini mund ta vazhdojë karrierën në Kosovë, ndërsa Malisheva po shqyrton mundësinë që t’i besojë atij drejtimin e skuadrës pas ndarjes nga Brdaric.
Bisedimet mes palëve vazhdojnë dhe ende nuk dihet nëse do të arrihet marrëveshje. Në rast se emërohet, Nocentini do të ishte një emër interesant për Superligën e Kosovës.







