Vendi i parë në grupin e Ligës së Kombeve, edhe pse një kompeticion jo si Evropiani apo Botërori, mbetet shumë i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare. Me 3 fitore dhe 1 humbje kundër Finlandës kuqezinjtë aktualisht renditen në vendin e parë me 9 pikë, 2 më shumë se Bjellorusia dhe Finlanda, por vendimtare do të jenë dy përballjet e nëntorit me 12 dhe 15 nëntor.
I padiskutueshëm është fakti se në rast të dy fitoreve, por edhe me 4 pikë, 1 fitore dhe 1 barazim, kundër Finlandës fillimisht në Air Albania dhe më pas ndaj Bjellorusisë në transfertë, Shqipëria e drejtuar nga Maran do ta arrinte objektivin. Megjithatë ka edhe një skenar tjetër edhe pse këta dy kundërshtar, një prej ndeshjeve të tyre do ta luajnë kundër San Marinos, që në letër duket fitore e sigurtë.
Skenari në fjalë mund t’a kualifikojë Shqipërinë edhe me dy barazime. Pra 2 pikë. Kjo arrihet vetëm nëse Finlanda dhe Bjellorusia fitojnë kundër San Marinos, por njëkohësisht të dyja barazojnë me Shqipërinë. Kjo do të bënte që të 3 përfaqësueset ta mbyllinin grupin me 11 pikë, por Shqipëria do të kualifikohej e para për shkak të përballjeve direkte dhe golavarazhit.
Vendi i parë në grup ka rëndësi për disa arsye në krahasim me vendin e dytë. Vendi i dytë të jep mundësinë vetëm për të bërë ‘play-off’ që të ngjitesh nga Liga C në Ligën B, ndërsa vendi i parë i siguron automatikisht Shqipërisë ngjitjen në Ligën B, siguron një bilete për të qenë në ‘play-off’ të Evropianit, por edhe qëndrimin në vazon e 3 në kualifikueset e Evropianit. Vendi i dytë në grupin e Ligës së Kombeve do të bënte që Shqipëria të zbriste në vazon e 4 në shortin për kualifikueset e Evropianit.
-
Budalla me 2 barazime del Finlanda e para se na ka mundur ne ndeshje direkte edhe golavarazhin e kemi cope cope shko ne shkolle perseri analfabet
Përgjigju










Komente
Komento