Drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi, dhe drejtori i Hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho, janë paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK, në kuadër të hetimeve të dosjes “Balluku”.
Haxhiademi, e cila më herët ka mbajtur detyrën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, është marrë në pyetje nga prokurorët e Posaçëm. Ajo është thirrur edhe më herët në kuadër të së njëjtës dosje.
Emri i Haxhiademit ka dalë më herët në hetime, ndërsa në dhjetor 2025, BKH kreu kontrolle në banesën e saj, në kuadër të hetimeve për procedurat e tenderimit në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë.
Ndërkohë, në SPAK është paraqitur edhe Ergys Verdho. Drejtori i Hekurudhave Shqiptare është thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje me hetimet, por ende nuk janë bërë të ditura detaje nëse pyetja e tij lidhet me aktivitetin e Hekurudhave Shqiptare apo me tenderat e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Të dy emrat janë përfshirë në hetimet e SPAK që lidhen me procedurat e prokurimeve publike dhe zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë kohës kur kjo ministri drejtohej nga Belinda Balluku.
LEXO EDHE:














