Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Elisa Spiropali merr fjalën në Kuvend dhe bën deklaratën e fortë: Mua nuk më shantazhojnë dot, se shkojnë atje ku e kanë vendin! (MESAZHI BOMBË)

Shkruar nga Newsbomb
Elisa Spiropali merr fjalën në Kuvend dhe bën deklaratën e
Elisa Spiropali merr fjalën në Kuvend dhe bën deklaratën e fortë

Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka bërë një reagim të fortë pak minuta më parë në Kuvend, sapo ka marrë fjalën nga vendi për t'ju përgjigjur për replikë kundërshtarit politik Gazment Bardhi.

"Të jesh i sigurt që nuk ka njeri këtu që mund të më shantazhojë mua", u shpreh politikania socialiste, në vazhdën e reagimeve të shumta se këtë të enjte socialistët janë shantazhuar e kërcënuar të votojnë reformën territoriale.

Ajo ju drejtua Gazment Bardhit se nuk mund të shantazhohet as nga ata që gjatë fushatës së kaluar elektorale në Fier, sipas Elisa Spiropalit, kanë shantazhuar Bardhin dhe drejtuesit e Partisë Demokratike.

"Të jesh i sigurt që nuk ka njeri këtu që mund të më shantazhoj mua. Se ti nuk je zëri i qytetarëve. Madje, nuk më shantazhojnë dot as ata që të shantazhuan ty të gjithë deputetët dhe ça kishe drejtues të Partisë Demokratike të lavdishme në Fier.

As ata nuk më shantazhojnë dot, se do të shkojnë aty ku e kanë vendin. Dhe e them prapë. Po po të them edhe diçka tjetër: nuk mund të përdoret këtu çdo mikrofon për të folur gjithmonë për të njëjtën çështje.

Unë i qëndroj një për një gjërave që kam thënë. I qëndroj dhe e kam prezantuar në asamblenë e Partisë Socialiste. Kurse ju nuk guxoni të thoni asnjë fjalë, sepse ju nuk keni parti, por vetëm një njeri në krye", u shpreh socialistja Elisa Sipropali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese