Protesta e qytetarëve në Shqipëri, e cila vijon prej 130 ditësh, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe gazetarëve ndërkombëtarë.
Këtë herë, është gazetarja dhe moderatorja e njohur e CNN, Isa Soares, e cila i ka bërë jehonë protestës, duke shpërndarë në profilin e saj zyrtar në “Instagram” pamje nga tubimet e qytetarëve shqiptarë.
Të lidhura
None found
Moderatorja e CNN, ka publikuar pamjet e transmetuara nga News24, televizioni që ka ndjekur dhe transmetuar pa ndërprerje protestën e qytetarëve, e cila tashmë ka hyrë në ditën e 130-të.
Në publikimin e saj te pamjeve te News24, Isa Soares, ka shoqëruar pamjet me mesazhin:
“Në Shqipëri, protestuesit vazhdojnë të dalin dhe të ngrenë zërin e tyre… Dita e 130-të”.
Përmes këtij publikimi, gazetarja e njohur e CNN, ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të saj ndërkombëtarë vijimësinë e protestës në Shqipëri, duke pasqyruar qëndresën e qytetarëve që prej më shumë se katër muajsh dalin për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre për largimin e Kryeministri dhe Qeverise Rama.







