8 Tetor 2026, 11:10
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar në Kuvend projektligjin për Reformën Administrativo-Territoriale, duke i bërë thirrje mazhorancës që ta rrëzojë dhe të kërkojë një referendum. Berisha deklaroi se ndarja e re territoriale duhet të përcaktohet nga qytetarët dhe propozoi që në referendum të paraqiten dy variantet, me shqiptarët që do të zgjedhin alternativën që do të zbatohet më pas.
"Këto dy minuta ndajnë karakterin, moralin, qëndrimin tonë ndaj qytetarëve shqiptarë, ndaj Shqipërisë. Këto dy minuta janë përcaktuese për renditjen tuaj, për renditjen e këtij parlamenti në anën e qytetarëve apo në armiqësi të egër dhe kundër interesave të tyre, në mbështetje të Padrinos, sot njeriut më të urryer në mbarë planetin. Ndaj dhe, këto dy minuta unë i përdor me thirrjen: në rast se ka mbetur një nanogram në thellësitë, në labirinthet e ndërgjegjes suaj të mykur, një nanogram pro qytetarëve, detyrimeve që kemi ndaj tyre, hidheni poshtë këtë projekt si një projekt armiqësor ndaj tyre. Hidheni poshtë këtë projekt, për të cilin nuk ka qytetar i çdo bindje politike që voton.
Hidheni poshtë dhe të vendosim sot të shkojmë sot në referendum, të pyesim qytetarët për një proces madhor që mbi të gjitha ka të bëjë me jetesën e tyre aty ku janë. Ka të bëjë me shërbimet ndaj tyre. Ka të bëjë me të ardhmen dhe zhvillimin e komuniteteve kudo që janë. Hidheni poshtë dhe të vendosim të shkojmë në referendum me dy variantet, cilin variant të votojnë qytetarët, atë variant të vijmë dhe ta sanksionojmë këtu. Kjo është e vetmja rrugë, po ju keni armiqësi me zgjedhësit, keni armiqësi me qytetarët. Ju po i plaçkisni ata në mënyrën më të tmerrshme dhe nuk çani kokën se ekzistojnë. Ju i burgosni ata, i përzini nga Shqipëria, kurse vetë si shushunja të vërteta fryheni çdo ditë, çdo muaj e më shumë," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
8 Tetor 2026, 11:05
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar nga Policia e Shtetit të ndalë menj&eum...
Politike
8 Tetor 2026, 10:45
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka replikuar me kryedemokratin Sali Berisha lidhur me ...
Politike
8 Tetor 2026, 10:39
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur në Kuvend gjatë seancës së sotme plenare, ku pritet t...
Politike
8 Tetor 2026, 10:37
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën socialiste në Kuvend, duke iu referuar videove t&...
Politike
8 Tetor 2026, 10:25
I.A
TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e grupit psrlamentar të PS në sallën e Kuvendit. Një burim nga grupi PS i tha gazetarit të T...
Politike
8 Tetor 2026, 10:16
I.A
Vullnet Sinaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka ndryshuar mendje në moment të fundit sa i përket Reform&eum...
Politike
8 Tetor 2026, 10:13
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kuvendit, pasi zhvilloi mbledhjen me Grupin Parlamentar t&eum...
Politike
8 Tetor 2026, 10:00
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, ku tha se Rama ...
Politike
8 Tetor 2026, 09:53
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu. Duke folur shkurt për mediat, ...
Politike
8 Tetor 2026, 09:39
E. D
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mblehdur sot në orën 09:00, para nisjes së seancës...