TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një trup i pajetë, në gjendje të dekompozuar, është gjetur në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë të Njësisë Administrative Mamurras.
Sipas veprimeve paraprake të grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se trupi i përket një qytetari francez, G. P., 61 vjeç, i cili ka qenë vizitor në këtë zonë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se 61-vjeçari mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Megjithatë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Njoftimi i Policisë:
Në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, fshati Zhejë, Njësia Administrative Mamurras, është konstatuar një trup i pajetë, i dekompozuar.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se trupi i pajetë i përket shtetasit francez G. P., 61 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë vizitor në këtë zonë dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.