Rritja e çmimeve është ngadalësuar në shtator, duke shënuar në 2.9% nga niveli 3.2% në gusht 2026, ndikuar rënia e çmimeve te veshjeve dhe shërbimeve të komunikimit.
Ky është muaji i katërt radhazi që norma e inflacionit e ka tejkaluar objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%.
Sipas INSTAT-it, rritja vjetore e çmimeve në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,96 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,81 pikë përqindje.
Njoftimi i INSTAT-it:
Norma e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Shtator 2026 ishte 2,9 për qind, nga 2,4 për qind në Shtator 2025. Krahasuar me muajin Gusht 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,4 për qind.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,96 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,81 pikë përqindje.
Gjithashtu, çmimet e grupit “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” ndikuan me +0,54 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Argëtim, sport dhe kulturë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me +0,12 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupit “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,04 pikë përqindje.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” ndikuan me – 0,12 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Informacioni dhe komunikimi” me -0,04 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Shtator 2025, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 12,4%, pasuar nga “Argëtim, sport dhe kulturë” me 5,9%, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,8%, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 2,7%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,5%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,3% dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 2,1%, etj. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 3,1%, pasuar nga grupi “Informacioni dhe komunikimi” me 1,1%.
Krahasuar me Gusht 2026, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 1,2%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 1,1%, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0,9%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3%, “Transporti” me 0,2%, “Shëndeti” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 0,1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” u ulën me 0,4%, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,3%.