Lirohet Greta Gjoci, e dënuar në kuadër të dosjes së call center-ave. Tani është kthyer në banesë së bashku me foshnjën e saj.
Mësohet se Gjykata e Posaçme, GJKKO ka vendosur të mos e ekzekutojë masën e dënimit ndaj saj për një vit.
Avokati i Gjocit, Jurgen Boçi, u shpreh se sot ka thyer bojkotin, pasi bëhet fjalë për një rast familjar.
Gjoci ishte pjesë e grupit të personave të dënuar për veprimtarinë e call center-ave, ndërsa rasti i saj tërhoqi vëmendjen edhe për faktin se u dërgua në qeli, bashkë me fëmijën e vogël.