“Taos asnjë kërkesë…”, Berisha lexon përgjimet: Balla arreston rivalët e bandave në këmbim të votave, ky është më bandit se këta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lexuar gjatë replikës së tij në Kuvend pjesë nga transkripte të një dosjeje hetimore, duke theksuar se në komunikimet e përgjuara përmendet Taulant Balla.
Berisha u ndal te një komunikim i datës 10 shkurt 2020, ku diskutohen arrestime të personave të caktuar të lidhur me bandat dhe ndikimi i tyre mbi votat. Në një tjetër pjesë të transkripteve, Berisha lexoi një komunikim ku përmendet edhe sekuestrimi i një pasurie, duke e lidhur atë me ndërhyrje dhe interesa të personave të përfshirë.
Duke komentuar përmbajtjen e materialeve, Berisha ngriti akuza të forta ndaj Ballës dhe drejtësisë, duke deklaruar: “Cili prokuror në botë nuk do arrestonte mafiozin, i cili figuron me këto transkripte?”
“Shkon, merr, arreston rivalët e bandave, po ky është më bandit se këta”, u shpreh Berisha, duke theksuar se materialet e lexuara përbëjnë vetëm një pjesë të dosjes.
REPLIKA E PLOTË
Të dashur qytetarë dhe qytetare, më thoni mua, cili prokuror në botë nuk do arrestonte mafiozin, i cili figuron me këto transkripte.
‘Më datën 10.2.2020, Targeti (është pseudonimi i kriminelit) informon PIN-in AMSP80 se kishte dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos (së krimit, njeriut që u arrestua sipas burimeve diplomatike në kufi me Malin e Zi sepse merrej me prostitucion, por këto janë të shkuara), Taos asnjë kërkesë tjetër gjer në dhjetor. Tao iu përgjigj kësaj se a garantoni se të gjithë ata njerëz do votojnë nëse vendosim në burg ata që doni ju’.
Shikoni mor, shkon, merr, arrestoni rivalët e bandave, po ky është më bandit se këta.
Prisni, është vetëm njëra dosje këto.
Çfarë thotë famozja Daupaj: ‘Do ta çoj për sekuestro, nuk do i bëj nder Ballës, po e çoj për sekuestro, komplikohet puna se do t’ia marrin’.
Vladi: ‘Mirëmbrëma, okej shoku, ku e paskan sjellë’.




