Tensione para Kuvendit/ Protestuesit përplasen me policinë, hidhet sprej me piper
Protesta që po zhvillohet paraditen e sotme para godinës s...

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të shapllur antikushtues emërimin e ministres Diella.
Njoftimi i Kushtetueses
Gjykata Kushtetuese, në datën 26.05.2026, mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve çështjen me kërkues një grup prej 39 deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Kuvendi), në cilësinë e subjektit kushtetues jo më pak se një e pesta e deputetëve (kërkuesi), me objekt: “Shfuqizimi i nenit 2 të dekretit nr. 331, datë 12.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë “Për emërimin e Kryeministrit”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, të dekretit nr. 333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”
Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 08.10.2026, pasi shqyrtoi objektin e kërkesës, natyrën e thelbin e pretendimeve të parashtruara nga kërkuesi, si dhe prapësimet e subjekteve të interesuara vërejti se:
Së pari, kjo është një çështje e re, për të cilën ajo nuk ka pasur qëndrime të mëhershme në kontekstin e inteligjencës artificiale.
Së dyti, përdorimi i inteligjencës artificiale nuk mund të ndryshojë rendin kushtetues dhe ligjor të ushtrimit të kompetencave publike, të përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Përdorimi i një mjeti teknologjik nuk mund të krijojë, zgjerojë, transferojë ose zëvendësojë këto kompetenca. Një kërkesë e tillë buron nga parimet e shtetit të së drejtës dhe të ligjshmërisë.
Së treti, në rastin konkret, kërkuesi ka pretenduar, në thelb, se përmes dekreteve të kundërshtuara, Presidenti ka krijuar një strukturë të re ministrore dhe i ka ngarkuar Kryeministrit një përgjegjësi që nuk buron nga Kushtetuta ose ligji, duke cenuar kompetencat kushtetuese të organeve të tjera dhe garancitë kushtetuese për emërimin e ministrit. Mbështetur mbi këto argumente dhe pavarësisht bazës ligjore të përzgjedhur nga kërkuesi, Gjykata e vlerësoi çështjen sipas natyrës dhe objektit të saj, duke analizuar kompetencat e saj të përcaktuara nga shkronjat “c”, “ç” dhe “e” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës.
- Lidhur me shkronjën “c” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, në parim kjo dispozitë i jep kompetencë Gjykatës për të vendosur për pajtueshmërinë e akteve normative të organeve qendrore dhe vendore me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.
Në çështjen konkrete, Gjykata arrin në përfundimin se formulimi i kundërshtuar është i aftë të prodhojë një efekt juridik individual ndaj Kryeministrit, por nuk rezulton se ai ka efekt konstitutiv autonom për krijimin e kompetencave ose strukturave të reja dhe në çdo rast efekti i tij nuk ka karakter normativ. Për rrjedhojë, çështja nuk mund të shqyrtohet bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja “c” të Kushtetutës.
- Lidhur me shkronjën “ç” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, në parim kjo dispozitë parashikon kompetencën e Gjykatës për mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve. Në çështjen konkrete, Gjykata çmon se ekzistenca e një mosmarrëveshjeje kompetencash me natyrë kushtetuese nuk varet vetëm nga qëndrimi i shprehur i organeve të përfshira se ato ndodhen në konflikt, por nga natyra e kompetencave të pretenduara dhe nga efekti që akti ose sjellja e një organi mund të ketë mbi sferën e kompetencave kushtetuese të një organi tjetër. Nga ana tjetër, çështja nëse kërkuesi konkret legjitimohet për të ngritur një mosmarrëveshje të tillë lidhet me legjitimimin e tij ratione personae, kriter të cilin ai nuk e përmbush, pasi nuk rezulton as subjekt në konflikt dhe as subjekt i cenuar drejtpërdrejtë prej tij. Për rrjedhojë, çështja nuk mund të shqyrtohet bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja “ç” të Kushtetutës.
- Lidhur me shkronjën “e” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, në parim kjo dispozitë përcakton kompetencën e Gjykatës për çështje që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre, ku përfshihet edhe organi kushtetues i ministrit. Në çështjen konkrete, Gjykata evidenton se pavarësisht terminologjisë së përdorur në dekretet e kundërshtuara, nuk rezulton se kemi të bëjmë me një funksionar konkret kushtetues, zgjedhshmëria, papajtueshmëria ose zgjedhja/emërimi i të cilit mund të përbëjë objekt kontrolli sipas shkronjës “e” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës. Për rrjedhojë, Gjykata çmon se ajo nuk mund ta shqyrtojë çështjen as mbi këtë bazë.
Në përfundim, Gjykata me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese./ CNA
Protesta që po zhvillohet paraditen e sotme para godinës s...
Drejtuesja e KESH, Viola Haxhiademi, është paraqitur këtë ...
Drejtori i Hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho, është p...
Bordi i Transparencës u mblodh sot më datë 8 tetor 2026 dh...
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes në selinë rozë para...
Një avokat ka thyer bojkotin e vënë nga Dhoma Kombëtare e ...
Bashkëshorti i ish-ministres së Ramës, Olta xhaçka, Artan ...
Me 76 vota kundër dhe 37 vota pro, mazhoranca ka rrëzuar k...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, ka thumbuar kreun e...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u është drejtuar socialistëve ...
Para Kuvendit kanë nisur tensionet e para. Protestuesit ja...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thirrur në protestë qytetar...
Vetëm pak minuta para nisjes së seancës parlamentare, krye...
Forca të shumta policie janë parë këtë të enjte në kryeqyt...
IKMT bllokon dy raste të transportit të paligjshëm të mate...
Gjendja e keqe e lumit Lana është një kambanë alarmi. Pre...
Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca e radhës parlame...
Diplomatja Edit Harxhi komentoi sot zgjedhjen në detyrën e...
Arrestimi në Kosovë i Valon Llukës dhe vendimi i gjykatës ...
Gazetari Artan Hoxha komentoi sot mbi dëshmitë e publikuar...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë me dije se falë shkëm...
Një aksident i rëndë u regjistrua sonte në aksin Peshkopi-...
Ndërron jetë 18-vjeçari që u aksidentua në orët e mbrëmjes...
Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të mërkure ...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Pagat reale, pagat e përshtatura për inflacionin parashiko...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se d...
Anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) kanë...
Policia e Kosovës ka ndërprerë një tubim që po zhvillohej ...
Sot, më 8 tetor, kompozitori i njohur shqiptar, Gjergj Lek...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Mbi 90 mijë klientë të OSHEE Group ishin regjistruar deri ...
Normat e interesit për kreditë e vogla konsumatore pësuan ...
Investimet publike të përfshira në raportin e gushtit 2026...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...