Në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”, drejtoresha e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Viola Haxhiademi, është thirrur sot në SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Haxhiademi është pyetur edhe më herët nga SPAK për këtë çështje.
Emri i saj është përfshirë edhe në kontrollet e zhvilluara nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Në dhjetor 2025, BKH ushtroi kontroll në banesën e Haxhiademit, në kuadër të hetimeve për tenderat publikë në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë.
Haxhiademi ka mbajtur më herët postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë kohës kur institucioni drejtohej nga Belinda Balluku. Hetimet e SPAK po shqyrtojnë procedura tenderimi dhe marrëdhëniet mes zyrtarëve dhe subjekteve të përfshira në këto procedura.
© SYRI.net