LIVE UPDATES
Politike

“Të shfuqizohet dekreti për ministren ‘Diella’”/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e deputetëve të PD-së: Nuk kemi kompetencë për ta shqyrtuar

Kërkesa e deputetëve të opozitës ishte paraqitur në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar dekretin presidencial lidhur me emërimin e “Diellës” në qeveri.

8 Tetor 2026, 11:43 Nga I.A
“Të shfuqizohet dekreti për ministren
Diella

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kërkonin shfuqizimin e dekretit të Presidentit për emërimin e “ministres Diella”. Kërkesa e deputetëve të opozitës ishte paraqitur në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar dekretin presidencial lidhur me emërimin e “Diellës” në qeveri.

Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos pranojë kërkesën e deputetëve të PD-së, duke lënë në fuqi dekretin e Bajram Begajt. Gjykata thekson se bëhet fjalë për një çështje të re, për të cilën nuk ka pasur më parë qëndrime gjyqësore në kontekstin e inteligjencës artificiale. Sipas saj, përdorimi i IA-së nuk mund të ndryshojë mënyrën kushtetuese dhe ligjore të ushtrimit të kompetencave publike, përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

Vendimi i GJK-së:

Gjykata Kushtetuese, në datën 26.05.2026, mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve çështjen, në kërkesë nr. grup prej 39 deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Kuvendit), në cilësinë e subjektit kushtetues jo më pak se një e pesta e deputetëve (kërkuesi), me objekt: “Shfuqizimin e nenit 2 te dekretit nr. 331, datë 12.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë “Për emërimin e Kryeministrit”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, të dekretit nr. 333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”.

Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 08.10.2026, pasi shqyrtoi objektin e kërkesës, natyrën e thelbin e pretendimeve të parashtruara nga kërkuesi, si dhe prapësimet e subjekteve të interesuara vërejti se:

Së pari, kjo është një çështje e re, për të cilën nuk ka pasur qëndrime të mëhershme në kontekstin e inteligjencës artificiale.

Së dyti, përdorimi i inteligjencës artificiale nuk mund të ndryshojë rendin kushtetues dhe ligjor të ushtrimit të kompetencave publike, të përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Përdorimi i një mjeti teknologjik nuk mund të krijojë, zgjerojë, transferojë ose zëvendësojë këto kompetenca. Në kërkesë të tillë buron nga parimi i shtetit të së drejtës dhe ligjshmërisë.

Së treti, në rastin konkret, kërkuesi ka pretenduar, në thelb, se përmes dekretve të kundërshtuara, Presidenti ka krijuar një strukturë të re ministrore dhe i ka ngarkuar Kryeministrit një përgjegjësi që nuk buron nga Kushtetuta ose ligji, duke cenuar kompetencat kushtetuese të organeve të tjera dhe garancitë kushtetuese për emërimin e ministrit. Mbështetur mbi këto argumente dhe parashtruesit bazës ligjore të përzgjedhur nga kërkuesi, Gjykata e vlerësoi çështjen sipas natyrës dhe objektit të saj, duke analizuar kompetencën e saj të përcaktuar nga shkronjat “c”, “ç”, dhe “e” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës.

Lidhur me shkronjën “c” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, në parim kjo dispozitë i jep kompetencë Gjykatës për të vendosur për pajtueshmërinë e akteve normative të organeve qendrore dhe vendore me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare, Në çështjen konkrete, Gjykata arrin në përfundimin se formulimi i kundërshtuar është i aftë të prodhojë një efekt juridik individual ndaj Kryeministrit, por nuk rezulton se ai ka efekt kushtetues autonom për krijimin e kompetencave ose strukturave të reja dhe në çdo rast efekti i tij nuk ka karakter normativ. Për rrjedhojë, çështja nuk mund të shqyrtohet bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja “c” të Kushtetutës.

Lidhur me shkronjën “ç” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, në parim kjo dispozitë parashikon kompetencën e Gjykatës për mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve. Në çështjen konkrete, Gjykata çmon se ekzistenca e një mosmarrëveshjeje kompetencash me natyrë kushtetuese nuk mund të varet nga qëndrimi i shprehur i organeve të përfshira as ato ndodhen në konflikt, por nga natyra e kompetencave të pretenduara dhe nga fakti që akti ose sjellja e një organi mund të ketë mbi sferën e kompetencave kushtetuese të një organi tjetër. Nga ana tjetër, çështja në kërkesë konkrete legjitimohet për të një ngritur një mosmarrëveshje të tillë lidhur me legjitimitetin e tij ratione personae, kriter të cilin ai nuk e përmbush, pasi nuk rezulton as subjekt në konflikt dhe as subjekt i cenuar drejtpërdrejt prej tij. Për rrjedhojë, çështja nuk mund të shqyrtohet bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja “ç” të Kushtetutës.

Lidhur me shkronjën “e” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, në parim kjo dispozitë përcakton kompetencën e Gjykatës për çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmërinë në ushtrimin e funksioneve të funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre, ku përfshihen edhe organi kushtetues i ministrit. Në çështjen konkrete, Gjykata evidenton se pavarësisht terminologjisë së përdorur në dekretet e kundërshtuara, nuk rezulton se kemi të bëjmë me një funksionar konkret kushtetues, zgjedhshmëria, papajtueshmëria ose zgjedhja/emërimi i të cilit mund të përbëjë objekt kontrolli sipas shkronjës “e” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës. Për rrjedhojë, Gjykata çmon se ajo nuk mund ta shqyrtojë çështjen as mbi këtë bazë. Në përfundim, Gjykata me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës.

gjykata kushtetuese diella

Sondazh

Poll

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Persona me maskë "vëzhgojnë" nga tarraca e Toptanit

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Persona me maskë "vëzhgojnë" nga tarraca e Toptanit

Bardhi: Rama shantazhoi dhe deputetët që i dolën kundër. Spiropali: S’me shantazhon dot askush

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Persona me maskë "vozhgojnë" nga tarraca e TopTanit

Berisha: Vlora Hyseni u emërua këshilltare e Padrinos me rekomandim direkt të Aleksandër Vuçiçit

Ndodh edhe kjo, protestuesit hedhin pulën para efektivëve të policisë

Balliu kërkesë policisë: Hapeni rrugën, qytetarët s’e kanë me ju! Po u bëni presion deputetëve

Berisha i përmendi skandalin e Adi Hilës, Balla: Duhet të mos e përdorje fare atë mënxyrë

Berisha u drejtohet socialistëve: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin

Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

Tensionohet situata në protestën para Kuvendit, policia hedh spraj për të shpërndarë protestuesit

Berisha: Rama është çmendur, po i kap me libër shtëpie deputetët se mos nuk i votojnë reformën

Momenti kur Kryeministri largohet nga Kuvendi pas mbledhjes me grupin e PS-së

Protestuesi kërkon t'i bashkohet protestës, por pengohet nga perimetri i sigurisë

Berisha tregon skenarin e protestës: Do bëjmë betejën më të madhe që kemi bërë ndonjëherë!

Berisha tregon skenarin e protestës: Do bëjmë betejën më të madhe që kemi bërë ndonjëherë!

Nis grumbullimi i protestuesve/ Policia “blindon” zonën te Ministria e Brendshme

"Territorialja" sot në Kuvend dhe jashtë portesta, policia blindon zonën përreth parlamentit

Aksident i rëndë në Peshkopi/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen shtatë persona

Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë, nuk ka të lënduar

Arrestohet aktivisti Edison Lika, goditi me vezë makinën që doli nga godina

Rama në zyrë, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, policia rrethon godinën

Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë pyllin dhe ullishtet

Vatër zjarri në Armen të Selenicës, era përhap flakët me shpejtësi

130 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën

Çfarë deklaronte Rama 4 vite më parë në Izrael: Orikumin dhe Finiqin e kanë themeluar hebrenjtë

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për shkeljet në tendera

Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë

Ibrahimaj: Mbështetje më e madhe për bizneset, fondi i garancisë sovrane mund të trefishohet

Rama takim me bizneset: Financimi shkon deri në 2 milion euro, afati është deri në 10 vjet

"Rama është kthyer në avokat të"/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti

Berisha thirrje: Shqiptarët të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë

Çfarë ndodhi në Elbasan? Shpërthim me tritol në derën e një banese në lagjen “Çlirimi”

"O hajdut"/ Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagosen pes persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuar transportohet drejt spitalit të Fierit me djegie

U zgjodh si Presidente, Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend

Justina Shiroka-Pula: Së bashku do të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat pasardhës

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

Kosova në ankth/ Qindra protestues mblidhen para Kuvendit, policia shton masat e sigurisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën