web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti Sina ndryshoi qëndrim për reformën/ Zhupa: A ke vullnet të dalësh kundër vlonjatëve?

8 Tetor 2026, 12:00, Politikë CNA

Deputeti Sina ndryshoi qëndrim për reformën/ Zhupa: A ke vullnet

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, iu drejtua sot me tone të ashpra deputetit socialist Vullnet Sina.

Ky i fundit shfaqi qëndrime kontradiktore mbi votën e tij për projektligjin për Reformën Administrativo-Territoriale.

Zhupa e akuzoi Sinën si një deputet që nuk mban fjalën që u ka dhënë qytetarëve dhe se ka marrë urdhër nga kryeministri Edi Rama që të votojë pro reformës, për të cilën nevojiten të paktën 84 vota.

Deputetja i kujtoi Sinës rastin e Selenicës, një prej bashkivë në Qarkun Vlorë që pritet të “shkrihet”, ndërsa tha se mazhoranca po injoron konsultimin me qytetarët.

“Po pyes sot si deputete e qarkut të Vlorës, a ke vullnet Vullnet Sina t’i qëndrosh asaj që ke thënë në 3 gusht, se Selenica nuk duhet të shkrihet në një bashki. A ke vullnet të tregohesh burrë nga Vlora dhe t’i qëndrosh fjalës që u ke dhënë qytetarëve? Sot po bëni një reformë që nuk po pyesni 125 mijë qytetarë shqiptarë. Po injoroni 15 Këshilla Bashkiakë që ju kanë votuar kundër. Qytetarët jashtë po protestojnë se nuk janë pyetur siç e kërkon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ju rrini këtu dhe keni marrë urdhrin që të qëndroni vetëm që të votoni 'Ramaformën’”,-tha Zhupa./CNA





Lajmet e fundit nga