Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Marjana Koçeku "blindon" votën kundër reformës, fton dhe socialistët: PS-ja u ka kthy shpinën qytetarëve, të paktën ju MOS I BRAKTISNI

Shkruar nga Newsbomb
Marjana Koçeku "blindon" votën kundër reformës,
Deputetja Marjana Koçeku

Deputetja e larguar nga Partia Socialiste, Marjana Koçeku, u ka bërë thirrje kolegëve socialistë që të mos e votojnë propozimin e partisë së tyre për reformën territoriale, i cili parashikon shkrirjen e 15 bashkive nga veriu në jug.

Ajo thotë se deputetët e PS që kanë dalë kundër reformës territoriale duhet ta dinë se nuk janë ata rebelët, por partia e tyre po, sepse sipas saj, ajo u ka kthyer shpinën qytetarëve.

Deputetja Marjana Koçeku thekson se edhe sot që është dita e votimit, nëse deputetët kundërshtojnë udhëzimin e kryetarit të partisë, ata do të bëjnë me dinjitet detyrën e tyre duke mos i braktisur njerëzit.

"Deputetët e PS-së që kanë dalë kundër reformës territoriale duhet ta dinë se nuk janë ata rebelët. Partia e tyne asht rebele, që i ka kthy shpinën qytetarëve. Nëse edhe sot të njëjtët deputetë e kundështojnë projektligjin e territoriales, e kanë kry me dinjitet detyrën e vet.

Komunitetet periferike janë komunitete në nevojë. Mos i braktisni ato, siç i ka braktisë partia juej", shkruan deputetja Marjana Koçeku, duke lënë të kuptohet se ajo të veprojë ashtu siç ka deklaruar më herët, kundër reformës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese