Top News – Trump, biznes me Putinin, do marrë Nord Stream/ Do t’i shesë gaz Evropës bashkë me Rusinë
08/10/2026 11:57

Zyrtarë të lartë rusë dhe amerikanë, përfshirë të dërguarin special të SHBA-së Jared Kushner, kanë zhvilluar bisedime rreth sjelljes së një investitori amerikan në tubacionet Nord Stream që furnizonin me gaz Gjermaninë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, thanë pesë burime me njohuri për situatën. Diskutimet përfshinin Kirill Dmitriev, një këshilltar të ngushtë të Presidentit rus Vladimir Putin, dhe Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump, thanë burimet. Kushner, i cili është përpjekur të ndërmjetësojë një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, e sheh bërjen e biznesit si thelbësore për rivendosjen e paqes. Një marrëveshje e tillë do t'u mundësonte investitorëve amerikanë të përfitonin nga rrjedhat e energjisë në Evropë sapo të mbarojë lufta. Dmitriev dhe Kushner janë takuar në Moskë dhe Nju Jork javët e fundit. Ndërsa nuk ishte e qartë se në çfarë mase diskutuan për Nord Stream në ato raste, tema mbetet në axhendë, thanë dy nga burimet për Reuters. "Çdo marrëveshje do të duhet të negociohet nga Rusia me DFC (Korporata Financiare Ndërkombëtare e Zhvillimit të SHBA-së) dhe Thesarin dhe prej saj duhet të përfitojnë taksapaguesit dhe kompanitë amerikane", tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Sidoqoftë ai pranoi se nuk ka patur diskutime kohët e fundit për Nord Stream. Dmitriev, i cili ka lobuar për rifillimin e shitjeve të gazit rus në Gjermani, u takua muajin e kaluar me përfaqësues të Departamentit të Energjisë dhe Thesarit të SHBA-së për të diskutuar iniciativat e mundshme energjetike SHBA-Rusi. Mbetet e paqartë se sa i interesuar është Uashingtoni në ndjekjen e rifillimit të rrjedhave të gazit rus në Gjermani, e cila është konsumatori më i madh i energjisë në Evropë.

Top News – Lituania ‘nis’ ushtrinë drejt Kaliningradit / ‘Erë lufte’ mes NATO-s dhe rajonit rus
08/10 12:03
Top Channel/ ChatGPT me shenjë të padukshme/ OpenAI do të shënojë tekstet në BE
08/10 12:00
Top News – Trump, biznes me Putinin, do marrë Nord Stream/ Do t’i shesë gaz Evropës bashkë me Rusinë
08/10 11:57
Top News – Mot i çmendur, OKB lëshon alarmin / El Nino forcohet, do zgjasë deri në shkurt 2027
08/10 11:53
Top News – Trump urdhëron ushtrinë të bëhet gati / Sulme të reja mbi Iran, ndoshta para zgjedhjeve
08/10 11:53
Top News – Marinsi britanik akuzohet për spiunazh / Shkeli sigurinë kombëtare, ‘akuzë serioze’
08/10 11:51
Top Channel/ McGrath për DW: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së!
08/10 11:33
Top Channel/ Rritja e cmimit të naftës, Meloni gati të ulë akcizën: Kërkon fleksibilitet nga BE-ja!
08/10 10:44
Top Channel/Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani!
08/10 10:40
Top Channel / SHBA-Greqi, akord 4 miliardë dollarë! Rubio: Kjo dekadë shkruan historinë
08/10 00:01
Top Channel/ Vdekja misterioze në laboratorin e murtajës! Trump kërkon të flasë me Putinin
07/10 23:21
Top Channel/ Tmerr në shkollë, 16-vjeçari sulmon me thikë shokët e klasës, plagosen 3 persona
07/10 21:52
Top Channel/ Panik në aeroport, dy avionë përfshihen në një aksident në pistë
07/10 21:50
Top Channel/ Vrasja e shqiptarit në Itali! ChatGPT nxjerr zbuluar çiftin, ja si u zbulua plani
07/10 21:47
Top Channel/ Luftë frontale në Jemen. Huthit sulmojnë aeroportin e Adenit, qeveria ofensivë
07/10 15:17
Top Channel/ Rubio në Athinë për sigurinë. Diskutime për mbrojtjen, energjinë e investimet amerikane
07/10 15:15
Top News – Turqia në luftë kundër Huthive / Operatorë dronësh dhe inteligjencë për Arabinë Saudite
07/10 15:05
Top News – Fluks parash dhe dokumente sekrete / Super-spiuni gjerman që bënte lojë të dyfishtë
07/10 15:03
Top News – Franca ndalon granatat trullosëse / Adoleshenti humbi krahun gjatë protestave në shkolla
07/10 15:02
Top News – Rusia e mori mesazhin e Francës / Macron testoi raketën bërthamore, reagon Kremlini
07/10 14:53