Lajmi i fundit

LIVE - Protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje: Poshtë Edi Rama/ Fillon seanca plenare

Boçi në Kuvend: PS vendos partinë mbi Shqipërinë, kjo nuk është hartë territoriale, por hartë terrori

12:06, 08/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në parlament, ku po diskutohet shkrirja e 15 bashkive të vendit, ka theksuar se deputetët e Partisë Socialiste vendosin partinë mbi Shqipërinë.

Gjatë fjalës, Boçi replikoi me kreun e GP të PS, Taulant Balla, i cili pretendoi se shqiptarët i kanë votuar për të bërë shkrirjen e bashkive. Deputeti demokrat përmendi këshillat bashkiakë të Divjakës, Poliçanit dhe bashkive të tjera që kanë votuar kundër shkrirjes: çfarë janë ata, a nuk janë qytetarë? – pyeti Boçi.

“Krahu i mazhorancës ka partinë mbi Shqipërinë, por Shqipëria thotë ndryshe, thotë si Kushtetuta, dhe Kushtetuta thotë në nenin 108, se nuk e përcakton ndarjen territoriale programi i Partisë Socialiste, po nevoja ekonomike dhe duhet të merret mendimi paraprak i popullsisë. Po nëse ju thoni se ju kanë votuar shqiptarët për të shkrirë bashkitë: Po ata anëtarët e këshillit bashkiak të Divjakës apo 15 bashkive që kanë votuar kundër, nuk janë qytetarë? Po ata anëtarët e PS që dogjën teserat e Partisë Socialiste, çfarë do i thoni?

Ju shkrirjen e keni bërë për interesa politike. Kjo hartë nuk është hartë territoriale, kjo është hartë terrori për banorë që u shkrihen bashkitë.”, - tha Boçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco