Është tensionuar sërish situata para parlamentit mes protestuesve dhe policisë.
Policia ka përdorur spraj për të shpërndarë turmën. Për pasojë disa protestues kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me ambulancë drejt spitalit.

Protestuesit po ashtu i kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave pranë qendrës tregtare Top Tani, krah parlamentit, por janë fikur nga efektivët.
Një tjetër protestues ka mbetur i lënduar në sy nga spray i hedhur nga policia dhe është në pritje të ambulancës.
Ndërkohë një grup protestuesish me në krye deputetin Klevis Balliu kanë kapërcyer Lanën dhe po tentojnë të shkojnë te rrethimi i parlamentit.
Sakaq, kordoni i policisë është vendosur në mënyrë të tillë që të ndajë protestuesit e PD nga ata të flamingove.














