Debate të ashpra në Parlament, Bardhi-Peleshit: Je zar i Ramës. Ndërhyn Garda

8 Tetor 2026 | 12:09

Tensione janë shënuar gjatë seancën plenare pas kërkesës së PS që të nisin diskutimet për reformën territorialen dhe me pas interpelancat. Më herët kërkesa e PD për heqjen e interpelancave nga rendi ditës u refuzua.

Ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi iu drejtua deputetëve duke i thënë që të bëhen gati për të kaluar në votim, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, dhe kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi shkuan pranë foltores duke debatuar me Peleshin.

“Je zar i Ramës”, dëgjohet t’i thotë Bardhi kryeparlamentarit Niko Peleshi.

Menjëherë pranë foltores u vendosë punonjësit e gardës për të qetësuar situatën.

Pas miratimit të kërkesës së PS kanë nisur diskutimet për territorialen.

Pas diskutimeve, në fund do të zhvillohen interpelancat me tre ministrat Ervin Demo  Enea Karakaçi dhe Petrit Malaj.

Parashikohet një seancë e gjatë parlamentare pasi janë regjistruar thuajse të gjithë deputetët për të folur për hartën e re territoriale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të prekur nga gazi lotsjellës, qytetarët transportohen me ambulancë. Policia bën gati autobotin me ujë

Është tensionuar situata jashtë Parlamentit teksa mësohet se është hedhur spraj me piper në drejtim të protestuesve pasi kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë....
12:11 | 08/10/2026

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për “ministren virtuale” Diella

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e 39 deputetëve të PD për të shpallur antikushtetuese emërimin e ministres virtuale Diella. “Kushtetuesja” argumenton se nuk ka kompetencë...
11:58 | 08/10/2026

Spiropali debat me Bardhin në Kuvend: Ju nuk keni parti, keni vetëm një njeri

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, është përfshirë në një debat në Kuvend me deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë diskutimeve për Reformën Territoriale....
11:46 | 08/10/2026