E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tensione në protestën para Kuvendit, policia përdor spraj dhe gaz lotsjellës, disa protestues në spital

Tensione janë shënuar gjatë protestës së opozitës para Kuvendit, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë në zonën e Rrugës së Elbasanit.

Situata është tensionuar në momentin kur protestuesit kanë tentuar të heqin barrierat metalike të vendosura në perimetrin e sigurisë. Në përgjigje, efektivët e Policisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe spraj për shpërndarjen e turmës.

Reklamë

Protesta- Policia hedh spraj

Si pasojë e gazit, një prej protestuesve ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është ndjerë keq. Atij i është dhënë ndihmë për të larë sytë me qumësht, ndërsa disa protestues të tjerë janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Reklamë

Gjatë protestës, disa protestues kanë djegur edhe kosha mbeturinash, ndërsa në drejtim të forcave të policisë janë hedhur vezë.

Protesta zhvillohet kundër Reformës Territoriale, ndërsa në Kuvend pritet të zhvillohet debati dhe votimi për ndryshimet e propozuara. Situata vijon të monitorohet nga forcat e rendit të angazhuara në terren. 

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.