Piramida Fest, “Eja eksploro, përtej asaj që di, në 14 tetor!”

8 Tetor 2026 | 08:15

E ke parë. Ja di historinë e transformimit. Ke kaluar pranë saj. Ke ngjitur shkallët, ke bërë një foto apo ndoshta thjesht ke pirë një kafe. Mund të kesh ndjekur ndonjë nga programet apo projektet e teknologjisë dhe kreativitetit që zhvillohet atje…

Por brenda Piramidës, ka ende për të zbuluar, përtej asaj që ti di.

Për mijëra të rinj, ajo është bërë vendi ku kanë provuar diçka për herë të parë: kanë mësuar të kodojnë, kanë eksperimentuar me teknologjinë, kanë zhvilluar ide, kanë zbuluar AI-n, kreativitetin, sipërmarrjen dhe mundësi të reja për të ardhmen.

Më 14 tetor, të gjitha këto rrugë do të takohen në një festival.

Piramida Fest- Tech Edition, sjell në një ditë gjithçka që është ndërtuar dhe vazhdon të ndërtohet, brenda Piramidës për edukimin, teknologjinë dhe aftësimin digjital të të rinjve.

Përmes demostrimit të 12 projekteve dhe programeve (të mbështetura nga AADF), Piramida Fest – Tech Edition, do të kthehet në një hapësirë për t’u eksploruar: workshop-e, kodim, AI, dokumentarë, pitch-e startup-esh, ekspozita, biseda, stenda dhe eksperienca interaktive.

Mund të vish të provosh. Të pyesësh. Të takosh njerëzit pas ideve. Të mësosh diçka të re… e të dalësh prej aty, me një ide për hapin tënd të radhës.

Dhe kur dita të shkojë drejt fundit? Do të ketë ende surpriza. Muzikë, çmime dhe një party për ta mbyllur Piramida Fest – Tech Editon, ashtu siç duhet.

Një Piramidë. 12 projekte. Një ditë për t’i zbuluar. Eja të eksplorosh përtej asaj që di!

Dyert e Piramida Fest, do të jenë të hapura për të gjithë. Për fëmijët dhe të rinjtë që duan të zbulojnë çfarë mund të bëjnë me teknologjinë. Për prindërit që duan të eksplorojnë bashkë me ta. Për studentët, profesionistët, sipërmarrësit, kuriozët e teknologjisë dhe për këdo, në çdo moshë, që ka dëshirë të provojë një eksperiencë të re. Hyrja është falas. Mjafton të regjistrohesh këtu: Regjistrimi për Piramida Fest

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fituesi i Çmimit të BE-së për Letërsinë prezanton librin në Tiranë

Shkrimtari qipriot Emilios Solomou do të jetë në Tiranë për prezantimin në shqip të romanit të tij “Mbaje Frymën”, botuar nga Botimet Toena. Promovimi zhvillohet...
13:50 | 06/10/2026

“1984” e George Orwell vjen në skenën e Teatrit Eksperimental

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në bashkëprodhim me Teatrin Migjeni, sjell në skenë “1984”, veprën e njohur të George Orwell. Shfaqja vjen me regji të...
12:25 | 06/10/2026

“Të Jesh”, Elbasani në ritmin e teatrit bashkëkohor, nis edicioni i 28-të i “Skampa”

Elbasani rikthehet në qendër të skenës teatrore me edicionin e 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “Skampa 2026”. “Të Jesh” është tema e këtij...
17:47 | 02/10/2026