Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka nisur bisedën me kryeministrin Albin Kurti.
Të lidhura
None found
Ky është kontakti i parë mes tyre që nga zgjedhja e Shiroka-Pulës në krye të shtetit dhe takimi pritet të ketë karakter njoftues.
Sipas “Bota sot”, në fokus pritet të jenë prioritetet dhe çështjet që Presidentja do të përballet në detyrën e re, për të cilat nevojitet bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.
Biseda nisi rreth orës 11:00 dhe vijon ende.
Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës dhe bëri betimin në orët e para të së mërkurës, më 7 tetor.





