Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Fetah Matajn, 44 vjeç, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit.
Mataj dyshohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”. Sipas hetimeve të Prokurorisë, 5 individë, të cilët punonin si arkëtarë në Postën e Durrësit, dyshohet se janë shtrënguar nga Mataj për t’i dhënë nga 350 euro secili.
Sipas dëshmive të administruara në kuadër të hetimit, ai dyshohet se i ka kërcënuar me humbjen e vendit të punës nëse nuk jepnin shumën e kërkuar. Hetimi ndaj Matajt lidhet me skandalin në Postën e Durrësit, ku një audit ka evidentuar një mungesë financiare prej rreth 700 mijë eurosh.
Lini një Përgjigje