Fisnik Qosja i bashkohet protestës para Kuvendit
Aktualitet E Enjte, 8 Tetor 2026 12:22
Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, merr pjesë gjithashtu në protestën kundër reformës territoriale, e cila po debatohet këtë të enjte në Kuvend. Opozita e ka kundërshtuar ashpër draftin e PS-së, duke thënë se po kalon në mënyrë të njëanshme dhe synon shpopullimin e Shqipërisë. PD ka thirrur demokratët në protestë, ndërsa në anën tjetër janë mbledhur edhe protestuesit e “Revolucionit Flamingo”.

