Shkëlqeu me Kosovën, Zhegrova mund ta nisë si titullar me Juven në fundjavë
Juventusi rikthehet në kampionat pas pauzës së kombëtareve, ndërsa një nga lojtarët që ka fituar pikë gjatë kësaj periudhe është Edon Zhegrova. Sulmuesi anësor i bardhezinjve ishte një nga protagonistët e Kosovës në ndeshjet e fundit, duke marrë minuta të rëndësishme dhe duke treguar formë të mirë fizike.
Zhegrova u aktivizua në të katërta ndeshjet e zhvilluara nga Kosova në këtë cikël, duke grumbulluar 212 minuta, me një gol dhe një asist. Ai shënoi në humbjen 3-1 ndaj Austrisë, ndërsa në përballjen e dytë me austriakët dha asistin që ndihmoi Kosovën të merrte një barazim 1-1.
Paraqitjet me përfaqësuesen mund t’i japin një sinjal të qartë Luciano Spallettit, i cili po shqyrton mundësinë t’i besojë Zhegrovës një fanellë titullari ndaj Cagliarit.
Kjo mundësi lidhet edhe me gjendjen fizike të Francisco Conceicaos. Portugezi nuk la përshtypje të mira me kombëtaren dhe mund të nisë ndeshjen nga stoli.

