“Të mbyllën gojën”, Spiropali i përgjigjet Bardhit dhe thumbon Ballukun: S’më shantazhojnë dot as ata që të kërcënuan ty në Fier dhe që do shkojnë aty ku e kanë vendin

08/10/2026 13:10

Pas akuzave të Gazment Bardhit se deputetët socialistë janë shantazhuar për të ndryshuar qëndrim lidhur me reformën territoriale, Elisa Spiropali i është përgjigjur duke i thënë se nuk ‘guxon askush që ta kërcënojë atë”.

Në përgjigjen e saj Spiropali iu drejtua Bardhit duke i thënë: Madje nuk më shantazhojnë dot as ata që të shantazhuan ty, të gjithë deputetë e ça kishe drejtues të Partisë Demokratike të lavdishme në Fier.

Spiropali thumbon kështu kolegen e saj, Belinda Balluku, e cila në zgjedhjet e kaluara ishte në krye të qarkut të Fierit, si drejtuese politike e PS për këtë qark.

“Shoh një kolege që tha se do të votojmë zërin e qytetarëve dhe bëri një platformë me 10 pika. Pse nuk e dëgjoni sot? Sepse e shantazhuat. Ju merrni peng dhe shantazhoni këdo që ju del kundër. Këta jeni ju”, u shpreh Bardhi.

“Të jesh i sigurt se nuk ka njeri këtu që mund të më shantazhojë mua. Dëgjo, se nuk je ti zëri i qytetarëve, se pretendon se je zëri i qytetarëve. Madje nuk më shantazhojnë dot as ata që të shantazhuan ty, të gjithë deputetë e ça kishe drejtues të Partisë Demokratike të lavdishme në Fier. As ata nuk më shantazhojnë dot se do të shkojnë aty ku kanë vendin dhe e them prapë.

Por po të them edhe diçka tjetër, që nuk mund të përdoret këtu çdo mikrofon, çdo platformë, çdo diskutim për të folur gjithmonë për të njëjtën çështje. Unë u qëndroj një më një gjërave që kam thënë në platformë dhe pa platformë. E kam prezantuar edhe në Asamblenë e Partisë Socialiste, ashtu siç ju nuk guxoni të thoni qoftë edhe një fjalë as në Kryesinë e Partisë suaj, as në mbledhje.

Ju s’keni parti, ju keni vetëm një njeri në krye. I kam dalë kundër kulturës së personalizimit dhe të kontrollit të pushtetit, nga pushteti lokal deri në pushtetin qendror. Atë që ju e keni jo vetëm moto por e keni frymë. Ju jeni mishërimi i personalizimit ekstrem të pushtetit, deri në katandisje

Dhe unë i kam dalë kundër kësaj kulture sepse besoj se kemi mundësinë për ndryshim. Dhe mos i lidh çështjet që janë të palidhura, se të jesh i sigurt që të gjitha do të zgjidhen shumë shpejt”, u shpreh Spiropali.

 

Top Channel