Misteri në Mamurras, gjendet i dekompozuar trupi i francezit, policia nis hetimet
Lajmifundit
/
8 October 2026, 12:32
Aktualitet

Një trup i pajetë dhe i dekompozuar është gjetur në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, fshati Zhejë, i Njësisë Administrative Mamurras.
“Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se trupi i pajetë i përket shtetasit francez G. P., 61 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë vizitor në këtë zonë dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, njofton policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.


