“Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, çdo të martë e të enjte, debati i aktualitetit nën moderimin e Ylli Rakipit

Debati i fortë, përballjet pa çensurë dhe çështjet që trazojnë politikën dhe aktualitetin shqiptar, vijnë në ekranin e Vizion Plus përmes emisionit “Të Paekspozuarit”.
Nën drejtimin e gazetarit Ylli Rakipi, personazhe të politikës, analistë dhe zëra të rëndësishëm të jetës publike vendosen përballë pyetjeve dhe temave që kërkojnë përgjigje.
“Lëvizja, dinamika janë një gjë e mirë. Nuk para mburret njeriu per vetën, por unë kam një parim timin që mëpak përpiqem të dukem unë, dhe më shumë emisioni. Po u duk emisioni jam dukur dhe unë. Besoj në këtë televizion ne gjetëm, që në ditët e para, gjetëm të gjithë gatishmërinë, jo vetëm të ekipeve, por edhe një teknologji mjaft mirë që ndihmon shumë, sepse televizioni, së pari, është një imazh. Është përmbajtje, sigurisht, pastaj, por është imazh. Dhe me këtë pikëpamje unë jam i kënaqur dhe besoj do bëjmë gjëra shumë të mira. Ne do të përpiqemi të bëjmë një emision më të hapur, më dinamik dhe besoj që televizioni do të na ndihmojë shumë për këtë, po dhe ne do ta ndihmojmë televizionin”, tha Rakipi.
Pa iu shmangur polemikave dhe pikëpyetjeve të ditës, “Të Paekspozuarit” sjell në studio diskutimin, analizën dhe përplasjen e argumenteve. Nga zhvillimet politike te çështjet sociale dhe ngjarjet që janë në qendër të vëmendjes publike, aktualiteti zbërthehet përtej deklaratave dhe titujve të ditës.
“Të vërtetat, siç thotë Carl Popper-i, janë disa. E vërteta nuk ësht ajo që them unë ose që thoni ju. Por, në parim, ne në të gjithë kohën tonë kemi bërë një përmirësim që jemi përpjekur të jemi, të shkojmë brenda ngjarjes dhe ta analizojmë atë, ta sjellim, atë që ç’ka ndodh. Jemi vendosur të interpretonim në mënyrë të paanshme, pa patur mbështetjen e njërës palë apo tjetrës dhe kjo na ka ndihmuar shumë. Sa e kemi arritur, nuk di ta them”, tha Rakipi.
Ylli Rakipi dhe “Të Paekspozuarit” vijnë dy herë në javë në Vizion Plus, çdo të martë dhe të enjte, në orën 20:45. Përballje, debat dhe pyetje të drejtpërdrejta për temat dhe protagonistët që bëjnë lajmin.




