Video/ Incident në protestën jashtë parlamentit, një i ri dhunohet gjatë tubimit
08/10/2026 13:01
Ndërkohë që vijon seanca parlamentare, jashtë parlamentit vijon protesta, ku nuk kanë munguar incidentet me policinë dhe jo vetëm.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, një djalë i ri sulmohet fizikisht nga një protestues, teksa nuk mungojnë sharjet dhe ofendimet nga ana e protestuesve të tjerë.
Më pas i riu është larguar edhe me ndihmën e policisë, duke evituar përshkallëzimin akoma më të madh të incidentit.
Top Channel