
Ditën e sotme duke filluar nga ora 13:00 u mbajt ceremonia e njoftimit të fituesit të Çmimit Nobel për letërsinë në vitin 2026 në Akademinë Suedeze në Stokholm.
Fituesi i vitit të kaluar ishte romancieri hungarez László Krasznahorkai. Komiteti i Nobelit përmendi "veprën e tij bindëse dhe vizionare që, në mes të terrorit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit".
Ky çmim ju dha për këtë vit Anne Carson, autores së njohur kanadeze me motivacionin "për veprën e saj të guximshme dhe shpikëse që, në dialog të gjallë me traditën klasike, ka krijuar forma të reja për letërsinë bashkëkohore."
Favoritët ishin Anne Carson, Georgi Gospodinov, César Aira dhe Can Xue.
Çmimi Nobel në Letërsi është një çmim ndërkombëtar vjetor që i jepet një autori nga çdo vend që ka prodhuar veprën më të shquar në një drejtim idealist. Ai është pjesë e testamentit të Alfred Nobel si pjesë e çmimit që mban emrin e tij për shpërblimin që i jepet kontributorëve për përparimin e njerëzimit.
Çmimi vjen bashkë me rreth 1 milionë dollarë dhe është dhënë 118 herë deri më tani, ndërsa është ndarë mes dy vetave në 4 raste.
Doris Lessing është personi më i vjetër nderuar me çmimin Nobel. Nominimet për Nobel mbahen sekret për 50 vite.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje