Dokumente për Merkelin dhe ministrat, ish-kreu i inteligjencës nën hetim për spiunazh, pranon se…
Ish-kreu i shërbimit gjerman të inteligjencës së jashtme, August Hanning, është arrestuar nën dyshimin për spiunazh dh...
Ish-kreu i shërbimit gjerman të inteligjencës së jashtme, August Hanning, është arrestuar nën dyshimin për spiunazh dh...
Policia e Tiranës ka nisur hetimet pas një kallëzimi të bërë nga gazetari Almer Toska se ishte kërcënuar nga vëllai...
Greta Gjoci, gruaja e cila dje u fut në qeli bashkë me foshnjën e saj vetëm 4 muajshe është liruar sot nga GJKKO. Vendimi u dha so...
Në shoqërinë e avokatit, ish-deputeti i PS dhe biznesmeni Artan Gaçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Avok...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën sot në Kuvend, ndërsa u ndal te skandali i Vlora Hysenit, që ...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste para nisjes së seancës plenare, ku në rend dite ësht&eu...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë për naftën dhe benzinën, në kuad...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar para Kuvendit, ...
Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hide, i cili u pozicionua në korrik të këtij viti kundër reformës territoriale, duk...
Tranzicioni energjetik në Ballkanin Perëndimor nuk do të ndryshojë vetëm mënyrën se si prodhohet energjia, por edhe profesi...

Cristian Chivu ka folur për gjendjen e skuadrës së Interit dhe përshtatjen e lojtarëve të rinj, vetëm pak ditë para rikthimit të zikaltërve në kampionat. Trajneri rumun ka vlerësuar veçanërisht Spence, Jones dhe Stones, ndërsa ka mbrojtur edhe portierin Pepo Martinez.
Interi do të rikthehet në fushë të shtunën, në orën 18:00, në “San Siro”, ku do të përballet me Parmën. Në prag të sfidës, Chivu dha një intervistë për “Cronache di spogliatoio”, duke analizuar disa prej lojtarëve të tij.
Për Spence, trajneri i Interit ishte mjaft i qartë.
“Është stërvitur me ne prej një jave dhe nuk ka asgjë që nuk mund të bëjë. Jones ka qenë gjithmonë me ne, ndërsa Stones po merr formë dhe po përmirësohet gjithashtu”, u shpreh Chivu.
Ai theksoi se Jones dhe Spence janë përshtatur shumë shpejt me skuadrën.
“Janë integruar në mënyrë perfekte në grup, në çdo aspekt. Duket sikur kanë qenë këtu prej shumë kohësh”, tha trajneri zikaltër.
Për Stones, Chivu veçoi mbi të gjitha eksperiencën dhe karakterin e tij.
“Është më serioz, por është një person i mrekullueshëm. Nuk gjen shumë njerëz si ai në futboll. Jemi të lumtur që e kemi për eksperiencën e tij, sepse mund të na japë shumë.”
Trajneri i Interit foli edhe për Pepo Martinez, duke dalë në mbrojtje të portierit pas kritikave që ka marrë për gabimet e tij.
“Kur një portier bën një gabim, qindra njerëz e gjykojnë sikur të ishte fundi i botës. Kjo nuk është e drejtë”, deklaroi Chivu.
Sipas tij, portierët përballen me një presion shumë më të madh sesa lojtarët e roleve të tjera.
“Një sulmues mund të humbasë një rast përballë portierit dhe nuk gjykohet në të njëjtën mënyrë si një portier që bën një gabim. Nuk është e lehtë për një portier të ruajë vetëbesimin dhe forcën mendore.”
Chivu vlerësoi gjithashtu profesionalizmin e Martinez.
“Ai merr përgjegjësi për gabimet e tij, ruan një nivel të lartë profesionalizmi dhe është gjithmonë në dispozicion të ekipit. Sipas meje, ai është më se i gatshëm.”
Një tjetër emër për të cilin Chivu foli me shumë pozitivitet ishte Pio Esposito.
“Po rritet dhe po rritet mirë. Po zhvillohet përmes lojës, duke bërë diferencën dhe duke qenë vendimtar për ne dhe për kombëtaren”, tha ai.
Trajneri theksoi se sulmuesi i ri tashmë ka fituar eksperiencën e nevojshme për të mos u konsideruar më thjesht si një talent.
“Është i ri, por ka vetëbesim dhe kjo e ndihmon të vazhdojë të punojë duke i mbajtur këmbët në tokë. Nuk e konsideroj më një lojtar të ri. Ka luajtur në Serie A prej më shumë se një viti dhe po tregon se është në rrugën e duhur të zhvillimit.”
Sa i përket Diouf, Chivu shpjegoi se stafi teknik po punon intensivisht me të për ta ndihmuar të përshtatet me rolin e ri.
“Ai është kurioz dhe dëshiron të përmirësohet. Kalojmë shumë kohë në analizat individuale me video për ta ndihmuar të kuptojë disa gjëra, sidomos kur nuk e ka topin.”
Chivu pranoi se nuk është e thjeshtë të përdorësh një lojtar në një pozicion që nuk e ka luajtur më parë.
“Po flasim për një lojtar në një rol që nuk e ka luajtur kurrë më parë dhe që nuk është natyrshëm i prirur për të bërë disa detyra mbrojtëse. Por për sa i përket përkushtimit, dëshirës për të luajtur dhe për t’u përmirësuar, ai meriton notën maksimale.”
Në fund, Chivu pati edhe një mesazh inkurajues për Stankovic, të cilit i kërkoi të përmirësojë ritmin e lojës.
“Duhet të përmirësojë ritmin, por po flasim për një lojtar që e ka nisur rrugëtimin vetëm dy vite më parë. Ka shënuar gola në Champions League, ka fituar me Club Brugge dhe tani është lojtar i Interit.”
Konkurrenca në mesfushë është e fortë, sidomos për shkak të pranisë së Calhanoglu dhe Zielinskit.
“Përpara tij është Calhanoglu, dhe të gjithë e dimë se çfarë do të thotë ai për këtë ekip. Është edhe Zielinski si organizator. Stankovic duhet të vazhdojë të ruajë intensitetin, ritmin dhe dëshirën për t’u përmirësuar. Herët ose vonë do ta shohim”, përfundoi Chivu.
Situata është e tensionuar në Shkodër. Aty ku pas bojkotit të futbollistëve për stërvitjen është paraqitur e...
Situata me Manchester City-n vijon të jetë tematika kryesore që ka shkaktuar një trazirë të madhe në futbollin anglez. Akuz...
Ramon Vega gati të rikthehet në garën për presidencën e FIFA-s. Ish-mbrojtësi i Cagliarit dhe Tottenhamit, 55 vjeç, ka b&e...
41-vjeçari portugez, i cili karrierën e tij të lavdishme e ka të lidhur ngushtësisht me Messi-n, për shkak se rivaliteti i ka ...
Lionel Messi i dha lamtumirën kombëtares së Argjentinës në një mbrëmje emocionuese në stadiumin “Monumental”...
Anglia regjistroi fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit, duke mposhtur 3-0 Republikën Çeke në ndeshjen e zhvilluar mbrë...
FC Malisheva i ka paraqitur një ofertë zyrtare trajnerit spanjoll Josep “Pep” Guardiola. Oferta, e nënshkruar nga zëvendës...
Luka Modriç nuk e ka mbyllur derën për një rikthim te Real Madridi. Mesfushori kroat, i cili aktualisht aktivizohet te Milani, ka pranuar...
Kosova ka shënuar një tjetër ngritje në renditjen botërore të FIFA-s. Në renditjen e re të publikuar sot, 7 tetor 202...
Ish-mbrojtësi i Tottenhamit dhe i Kombëtares së Zvicrës, Ramon Vega, ka bërë të ditur se synon të kandidojë pë...