Durrës, gjendet e pajetë në shtëpi turistja e huaj

Nga Elitjona Doko
8 Tetor 2026, 13:14 | Kronikë

Durrës, gjendet e pajetë në shtëpi turistja e huaj

Një turiste e huaj është gjetur e pajetë në një banesë në pallatin ngjitur me Muzeun Arkeologjik në Durrës, raporton A2 CNN. Mësohet se e ndjera ka qenë me qira ditore në këtë apartament.

“Rreth orës 12:50, në lagjen Nr.1, në një apartament, nga shërbimi i Urgjencës Durrës është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E. S., 25 vjeçe. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithashtu është gjetur edhe fëmija i kësaj shtetaseje, rreth 2 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore”, tha policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos