Lajmi i fundit

LIVE - Protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje: Poshtë Edi Rama/ Fillon seanca plenare

Horner largohet nga Red Bull me një ‘thesar’: kompensim prej gati 90 milionë eurosh

Horner largohet nga Red Bull me një ‘thesar’: kompensim prej gati 90 milionë eurosh

13:00, 08/10/2026

Christian Horner ka përfituar një shumë marramendëse pas shkarkimit nga Red Bulli, me ish-drejtuesin e skuadrës së Formulës 1 që ka marrë në total rreth 89.6 milionë euro gjatë vitit 2025.

Shifra është zbuluar në raportin financiar të kompanisë. Sipas dokumentit, Horner ka përfituar 67 milionë paundë, rreth 79 milionë euro, si kompensim për humbjen e postit pas shkarkimit.

Në këtë shumë përfshihet edhe paga e tij, e cila ka qenë pak më shumë se 9 milionë paundë, ose rreth 10.6 milionë euro, si dhe rreth 10 mijë paundë kontribute pensioni. Në total, pagesat ndaj ish-drejtuesit të Red Bull në vitin 2025 kanë arritur në 76.027 milionë paund, ekuivalente me rreth 89.6 milionë euro.

Horner u shkarkua pas rreth 20 vitesh në krye të skuadrës së Red Bullit në Formula 1. Gjatë periudhës së tij, ekipi austriak fitoi tetë tituj botërorë për pilotë dhe gjashtë tituj për konstruktorë, duke u shndërruar në një prej forcave dominuese të kampionatit.

Në momentin e shkarkimit, Horner kishte ende gjashtë vite të mbetura në kontratë. Vendimi erdhi në një periudhë kur rezultatet e Red Bull në pistë kishin pësuar rënie, ndërsa brenda skuadrës kishte tensione.

Megjithëse largimi i tij shënoi fundin e një epoke të gjatë në Red Bull, Horner nuk u largua duarbosh. Vetëm kompensimi për humbjen e postit kap shifrën e rreth 79 milionë eurove.

Sipas raportimeve të “The Sun”, Red Bulli ka zgjedhur të mos komentojë publikisht të dhënat e bëra publike në raportin financiar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco