Ronaldo nderon Messin: Ke respektin tim për atë që ke arritur me Argjentinën
Cristiano Ronaldo ka komentuar një mesazh të veçantë në Instagram Lionel Messit, duke shprehur respektin për karrierën e gjatë të argjentinasit me kombëtaren.
“Leo, kaq shumë vite duke mbrojtur vendin tënd dhe një histori që do të zgjasë përgjithmonë. Gjithë respektin tim për atë që ke arritur me Argjentinën. Një përqafim”, shkroi Ronaldo.
Mesazhi vjen në një moment simbolik për dy prej figurave më të mëdha të futbollit modern.
Ronaldo dhe Messi kanë qenë rivalë për më shumë se një dekadë, duke garuar për trofe, rekorde dhe vlerësime individuale, ndërsa rivaliteti i tyre te Real Madridi dhe Barcelona u bë një nga kapitujt më të famshëm të futbollit.
Pavarësisht rivalitetit të gjatë, të dy vazhdojnë të shfaqin respekt për arritjet e njëri-tjetrit. Ronaldo, tashmë rekordmen i golave me Portugalinë, vlerësoi veçanërisht atë që Messi ka arritur me Argjentinën, përfshirë triumfin në Kupën e Botës 2022.
Dy rivalë historikë, por me një respekt që duket se ka mbijetuar përtej fushës.
Tetori, muaji i sfidave për Barcelonën
Olise në qendër të vëmendjes, Bayern i vendos afat për rinovimin
Mbappé rikthehet me grupin, Mourinho e pret ndaj Villarrealit
- 13:09 Hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit, Kurti flet pas takimit me Presidenten Shiroka-Pula
- 13:05 Shkrimtarja kanadeze Anne Carson fiton Nobel-in në Letërsi për vitin 2026
- 12:57 Ministri i Drejtësisë takon Komisionerin Europian McGrath, në fokus reforma në drejtësi dhe integrimi në BE
- 12:44 Klosi sfidon opozitën: Do të merrni bashki më pak se gishtat e dorës
- 12:34 Inspektori i Lartë i Drejtësisë takon ambasadorin e OSBE-së: Në fokus bashkëpunimi për forcimin e drejtësisë
- 12:29 Deputeti Sinaj ndryshoi qëndrim për “Territorialen”, Zhupa: A ke vullnet t’i dalësh kundër vlonjatëve?