Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë zyrtar me presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit. Pas takimit, Kurti e ka cilësuar mikpritjen si të përzemërt dhe tha se me presidenten ndajnë një zotim të përbashkët për punë në interes të qytetarëve dhe shtetit. Ai e falënderoi Shiroka Pulën për kandidaturën dhe theksoi se do të bashkërendojnë angazhimet përballë sfidave që presin Kosovën.