Lajmi i fundit

LIVE - Protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje: Poshtë Edi Rama/ Fillon seanca plenare

Bledi Klosi e pranon hapur se reforma është politike: Po i shkrijmë dhe do i marrim ne të gjitha

Bledi Klosi e pranon hapur se reforma është politike: Po i shkrijmë dhe do i marrim ne të gjitha

13:05, 08/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka pranuar hapur se shkrirja e 15 bashkive nuk është reform territoriale por politike.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Klosi ka deklaruar se ndryshimet do të miratohen dhe se partia-shtet do t'i fitojë të gjitha bashkitë që po shkrihen.

Gjatë deklaratës së tij, Klosi tha se Partia Socialiste është “më e fortë se kurrë”, ndërsa u shpreh se demokratët nuk do të fitojnë më shumë se “gishtat e dorës” në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Jemi më të fortë se kurrë. Ju sfidojmë se do merrni më pak se gishtat e dorës bashki nga ato që do të dalin sot nga votimi. Bashkitë që do të dalin sot nga votimi, ne do t’i fitojmë”, deklaroi Klosi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco