"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë
...
Aktualitet
FOTOGALERIA/ Spraj lotsjellës, protestues të shtrirë në tokë e qytetarë të lënduar, çfarë nuk u pa nga protesta para parlamentit
Gjatë tensioneve, disa persona të tjerë kanë humbur ndjenjat, ku një prej tyre u mor edhe me ambulancë. Në mes të tensioneve, protestues janë parë duke hedhur vezë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa forcat e rendit janë përgjigjur me spraj lotsjellës.
8 Tetor 2026, 13:23Nga E. D
pamjet
TIRANË- Protesta kundër Reformës Administrativo-Territoriale para Parlamentit pati edhe tensione. Siç shihet edhe në pamje, disa qytetarë janë shtrirë në tokë e disa të tjerë janë parë të lënduar nga gazi lotsjellës.
Gjatë tensioneve, disa persona të tjerë kanë humbur ndjenjat, ku një prej tyre u mor edhe me ambulancë. Në mes të tensioneve, protestues janë parë duke hedhur vezë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa forcat e rendit janë përgjigjur me spraj lotsjellës.
Protestuesit kanë shpalosur edhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe ndryshimeve të propozuara për ndarjen territoriale, ndërsa situata është shoqëruar edhe me përplasje me policinë. “Shkrini qeverinë, jo bashkitë” dhe “Si Siçilia e viteve ’80” janë disa prej mesazheve të shfaqura në pankarta gjatë protestës.
Protesta po zhvillohet paralelisht me seancën plenare të Kuvendit, ku pritet të diskutohet dhe votohet Reforma Administrativo-Territoriale./Dosja.al