Qëlloi me armë në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë
Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia në Bulqizë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Shtushen.
Pas marrjes së njoftimit për të shtënat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, u arrestua shtetasi me inicialet L. K., 39 vjeç, banues në fshatin Shtushen.
Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, 4 krehëra dhe 47 fishekë luftarakë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Artan Gaçi paraqitet në SPAK me avokatin, jep deklarime si person nën hetim
Deputetët e PD përplasen me policinë, hidhet spraj lotjellës
Të prekur nga gazi lotsjellës, qytetarët transportohen me ambulancë. Policia bën gati autobotin me ujë
- 13:31 OBSH: 2 në 3 të rinj në Evropë kanë përjetuar trauma në fëmijëri
- 13:27 Artan Gaçi paraqitet në SPAK me avokatin, jep deklarime si person nën hetim
- 13:22 Ronaldo nderon Messin: Ke respektin tim për atë që ke arritur me Argjentinën
- 13:09 Hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit, Kurti flet pas takimit me Presidenten Shiroka-Pula
- 13:06 Reforma territoriale, Tabaku thirrje deputetëve të PS-së: Mos e votoni, qytetarët nuk janë dëgjuar
- 13:05 Shkrimtarja kanadeze Anne Carson fiton Nobel-in në Letërsi për vitin 2026