Health & Beauty

Dhjetë mijë hapa në ditë, mit apo domosdoshmëri shëndetësore?

A duhet patjetër të arrijmë shifrën magjike prej dhjetë mijë hapash në ditë? Sipas mjekes Matina Çobo, kjo shifër rrjedh nga një studim i vjetër kinez dhe nuk ka bazë shkencore të fortë. Ajo tregoi rastin e një shoqeje që dilte për xhiro në mesnatë vetëm për të plotësuar hapat e munguar, një shembull i qartë se si numrat mund të kthehen në obsesion të panevojshëm.

Rekomandimi real, sipas ekspertes, është kryerja e 150 minutave aktivitet aerobik në javë, së bashku me dy seanca stërvitjeje me pesha. Trupi përfiton njësoj edhe nëse bëjmë 6-7 mijë hapa në vend të 10 mijë, ndërsa stresi i krijuar nga ndjekja e shifrave mund të jetë më i dëmshëm se vetë mungesa e lëvizjes.

E njëjta logjikë vlen edhe për orët inteligjente që matin cilësinë e gjumit, sipas Çobos, këto pajisje mund të krijojnë ankth të panevojshëm, edhe kur personi në fakt ka fjetur mirë.