Është shtyrë seanca për caktimin e masës së sigurisë për Leli Kajën, administratorin e inceneratorit të Elbasanit.

Në seancë nuk u paraqit asnjë avokat, përfshirë edhe ata kryesisht të thirrur nga gjykata. Për ta u vendos gjobë nga 60 mijë lekë. Dita e premte, ora 09:00 është afati i fundit për masën e sigurisë ose në të kundërt, Kaja lirohet.

Në seancë me gjyqtar Bib Ndrecën, Kaja, i cili u arrestua më 5 tetor nën akuzën e korrupsionit pasiv, ishte i pranishëm.  Ai ka deklaruar se kërkon mbrohet nga avokati pavarësisht se është dhe vetë jurist.

Leli Kaja u arrestua nga agjentët e BKH-së në flagrancë pasi dyshohet se ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.

Gjatë kontrollit personal Leli Kajës iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e parave.

Lajm në përditësim...

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.