Në një përgjigje që shkaktoi tronditje jo vetëm në skenën politike amerikane, por edhe në atë shqiptare, Presidenti Amerikan Donald Trump ka sqaruar se Chris LaCivita, njeriu që Berisha zgjodhi si kre të fushatës politike të tij, nuk punon për të.
Skandali i cili ka tronditur politikën amerikane vetëm një muaj përpara zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, tregon se Chris LaCivita dhe James Blair kishin udhëtuar drejt Republikës Srpska të Bosnje-Hercegovinës javën e shkuar dhe ishin paguar si këshilltarë fushate nga qeveria pro-ruse e këtij entiteti.
Analisti Arben Meçe thotë përfshirja e vetë presidentit amerikan, Donald Trump, tregon se ky skandal prek interesat amerikane.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Meçe u shpreh se Sali Berisha, gjatë fushatës së 2025, e cilësoi LaCivita si njeriun më të afërt të Trump, gjë e cila nuk ishte e vërtetë.
Sipas Meçes, influencon insteresa pro ruse dhe pro sllave në Shqipëri.
“Ne kemi gati 1 vit që po zbërthejmë LaCivita, kemi thënë se kemi të bëjmë me një individ që nuk ka moral, dhe ato që mbështet e kanë humbur moralin. Ne kemi thënë se viza ishte kapërcim ligjor nga lobizmi. LaCivita nuk është individ thjesht që përfaqëson pjesën negativiste. Problemi edhe i Trump, nuk është fakti që kemi të bëjmë me një person që mbështet dikë që i është hequr non grata, por po mbështet një linjë pro ruse. Qëndrimi duhet të jetë i ambasadës dhe shtetit amerikan ndaj këtij individi, dhe është bërë qëndrimi i qartë ndaj Berishës. Zëri i departamentit ishte non grata e pastër për Berishën. Influenca e gjithë kësaj situate që vjen, instalimi i linjave antishqiptare, sllavo ruse, sllavo komuniste, me përfaqësim të Sali Berishës. Kemi nxjerrë dokumenta që na kanë dalë. Berisha ka kapërcyer çdo hapësirë ligjore sa i përket non gratës.
LaCivitan në Shqipëri e bëri si njëriun e afërt dhe të besuar të Trump. Por ai nuk pati influencë. Kjo tregon stabilitetin. Këta individë prodhuan imazh të rremë të DASH. Kjo lloj politike që bën Berisha, po cënon seriozitetin e një shteti. Edhe 100 parti të ndryshojnë, në SHBA funksionojnë instrumentat sa i përket sigurisë. U angazhua presidenti, për një person që në Shqipëri u shit si njeri i tij. Në Shqipëri, LaCivita mbështeti një person i cili nuk ka interesa shqiptare. Sot, Berisha duhej të largohej nga PD. Dje, Berisha mblodhi Këshillin Kombëtar dhe tha se PD do ishte në aksionin e saj më të madh. Sa veta ishin sot? Një numër shumë i ulët, dështim total i Sali Berishës.
Problematika që ka hapur LaCivita është shumë serioze. Berisha është non grata, më tepër nuk ka ku të shkojë. Berisha nuk ka asnjë akses në institucionet evropiane. Përfundimisht, ambasada amerikane e shpalli hapur që është non grata. Çfarë t’i thonë më tepër se kaq? Berisha ka minuar demokracinë, por është person me tipare amerikane, që kërcënon edhe sigurinë amerikane. Kemi të bëjmë me konjukturë pro ruse, pro sllave në Shqipëri”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje