Ministrja Spahiu: Shërbimet shëndetësore dhe sociale në Krujë më pranë qytetarëve, në fokus depistimi i kancerit të gjirit

Afrimi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale pranë qytetarëve ishte në fokus të vizitës së ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu në spitalin e Krujës. Gjatë vizitës, Spahiu theksoi se qëllimi është që qytetarët të marrin shërbime më pranë vendbanimit, ndërsa vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm.

”Parandalimi nuk duhet të mbetet vetëm një fushatë e muajit tetor, por duhet të jetë pjesë e kujdesit tonë të përditshëm dhe të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit”, u shpreh Spahiu. Në kuadër të Tetorit Rozë, një fokus i veçantë i është kushtuar shërbimeve të depistimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Synimi është që gratë dhe vajzat të kenë më të lehtë aksesin në kontrollet shëndetësore dhe në shërbimet e nevojshme pranë komunitetit.

Nga Kruja, ministrja nënvizoi rëndësinë e një sistemi shëndetësor që jo vetëm trajton sëmundjet, por investon edhe në parandalimin e tyre dhe në zbulimin sa më të hershëm. ”Shërbimet duhet të jenë aty ku janë qytetarët, të aksesueshme dhe të koordinuara me nevojat e komunitetit”, theksoi ajo. Afrimi i shërbimeve synon të lehtësojë aksesin e qytetarëve në kujdesin shëndetësor dhe të forcojë kulturën e kontrolleve periodike, veçanërisht për sëmundjet ku diagnostikimi i hershëm rrit mundësitë për trajtim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?